Zbulime arkeologjik ne Elbasan

Zbulime arkeologjike ne Elbasan

Zbulime arkeologjik ne ElbasanEksperte te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve kane  vendosur per trajtimin ne vazhdim te zbulimit te rrenojave te nje muri ne qytetin e Elbasanit, i cili mendohet se i perket periudhes osmane.

Keto rrenoja u zbuluan pak dite me pare, gjate rikonstruksionit te rruges “ Thoma Kalefi”, shume prane sheshit ne Namazgjase.Ky zbulim ngjalli interesin e arkeologeve te cilet kane vendosur qe ta ndjekin nga afer ecurine e punimeve.

Sipas arkeologeve, rrenojat jane pjese e nje muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes se tyre me kalane ne qender te qytetit te Elbasanit.Kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini, i cili e ka pare nga afer kete zbulim e ka cilesuar nje tjeter gjurme te rendesishme te lashtesise se ketij qyteti.

Nga ana e eksperteve te fushes se arkeologjise eshte gjykuar qe ne varesi te ecurise se punimeve do te merren vendime per trajtimin e metejshem te ketij zbulimi arkeologjik dhe ruajtjen e tij.