Zalman CNPS14X këtë muaj

Zalman CNPS14X këtë muaj

Zalman në fund të këtij muaji plason në treg ftohësin procesorik CNPS14X, i cili është prezantuar në Computex.

Ky ftohës u dedikohet shfrytëzuesve me kërkesa më të mëdha të platformave të Intelit dhe AMD-së, siç mund të shihet edhe nga dimensionet goxha të mëdha, pesha prej 875 gramësh dhe dizajni fizik në formë të dy pirgjeve me fletëza alumini.

Përmes pirgjeve kalojnë gjashtë gypa përçues me diametër 6 mm (baza e ftohësit dhe gypat janë punuar prej bakri), ndërsa mes pirgjeve është vendosur ventilatori 140-milimetërsh i dizajnuar posaçërisht me shpejtësi rrotullimi mes 950 dhe 1350 rpm.

Dy ventilatorë shtesë prej 140 mm mund të montohen nga ana e jashtme e ftohësit për ftohje akoma më efikase. Shitja e CNPS14X fillon së pari në Japoni, dhe pritet të kushtojë rreth 70 dollarë.