zajmina1

Zajminës nuk pëlqen imazhin e seks-bombës

Zajmina Vasjari, e cila njihet si njëra ndër këngëtaret më seksi të estradës, gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se epiteti “seksi” nuk i bën shumë përshtypje, por do t’i pëlqente ndonjë kompliment tjetër.

“Nuk më bën më fare përshtypje, pasi e kam dëgjuar gjithmonë. Do të më pëlqente më shumë një kompliment tjetër, por gjithsesi ndjehem e ledhatuar që vazhdojnë të më bëjnë komplimente, sido që të jenë ato”, ka thënë Zajmina.

Stina e verës gati edhe iku, por për Zajminën është ende herët të flitet për pushime pasi që është e ngarkuar me koncerte deri në fund të verës. Por pas përfundimit të angazhimeve do t’i bëjë vetës disa ditë relaks.

“Është ende herët të flas për pushime. Në fakt si të gjithë artistët edhe unë jam tepër e ngarkuar me agjendën e kësaj vere. Ndaj nuk mund që të planifikoj asgjë për pushime. Pasi të përfundoj koncertet mendoj që të bëj edhe unë disa ditë relaks. Brenda apo jashtë Shqipërisë? Besoj se sivjet do të jem jashtë Shqipërisë”, ka pohuar këngëtarja nga Shqipëria.