Zajmina: Thashethemet janë pjesë e jetës sime

Zajmina: Thashethemet janë pjesë e jetës sime

Zajmina: Thashethemet janë pjesë e jetës simeI ka lënë me gojë hapur të gjithë, pasi i pëlqen të luajë me pamjen e saj, duke sjellë disa foto të bukura dhe joshëse.
Kjo është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila nga një kurorë bukurie sot është bërë një nga këngëtaret më të kërkuara të skenës shqiptare.

Në rrëfimin e saj të ëmbël për “Kosova Sot”, bukuroshja tregon se ka zgjedhur këtë herë të vijë më ndryshe në tregun shqiptar, me një këngë të krijuar nga Stine.

Ajo di të luajë lojën në shou-bizit dhe nuk pengohet nga vëmendja e madhe ndaj saj. Megjithëse nuk do të donte ta braktiste Tiranën, ajo e ka një tjetër vend ideal për të jetuar. Për më tepër ndiqni rrëfimin e saj për ne.

“Kosova Sot”: Fotot e fundit po priten shumë mirë, kishe frikë nga një ndryshim i pamjes se mund të rrezikosh?
Zajmina Vasjari: Për sa i përket pamjes, në përgjithësi jam gjithmonë e guximshme dhe nuk mendoj gjatë, apo të kem pasiguri. E vendosa që do t’i prisja flokët dhe e bëra.

“Kosova Sot”: Janë thjesht fotografi artistike, apo edhe pjesë e ndonjë videoje të këngës së re?
Zajmina Vasjari: Fotot janë artistike. U bënë në kuadër të ndryshimit tim për videon e re, por s’kanë lidhje me të.

“Kosova Sot”: Kush e ka krijuar këngën tënde më të re, dhe për çfarë flet ajo?
Zajmina Vasjari: Jam duke bashkëpunuar me Stinen për këngën e re, për të cilën mund t’ju them vetëm që është një material fare ndryshe nga çfarë kam bërë deri tani.

“Kosova Sot”: A mendon se je mërzitur që je e rrethuar kaq shumë nga lajmet dhe kureshtjen për ty?
Zajmina Vasjari: Jo absolutisht, tani më duket diçka normale është pjesë e jetës sime, nuk më bezdis më aspak.

“Kosova Sot”: E di se po i kushton rëndësi shumë edhe fakultetit, për ta ushtruar më vonë si profesion?
Zajmina Vasjari: E kam thënë edhe në intervista të tjera që arkitektura do të jetë profesioni im në të ardhmen.

“Kosova Sot”: Zajmina thua shpesh që të mos ishte motra juaj nuk do të ishe këtu, e pjesa tjetër e familjes të zemërohet për këtë?
Zajmina Vasjari: Jo nuk kanë arsye pse. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë në botë, por roli që luan Beliola në karrierën time është përfundimtar, pasi ajo kujdeset për gjithçka, prandaj dhe jam shprehur që nuk e di a do të isha këtu ku jam sot pa të.

“Kosova Sot”: A mund ta dinë lexuesit tanë se cila ishte lutja që bëre në këtë fillimvit?
Zajmina Vasjari: Lutja ime si çdo vit tjetër ishte që të kem pranë njerëzit më të dashur për mua dhe për këtë sinqerisht e falënderoj Zotin gjithmonë jo vetëm në fillim të vitit.

“Kosova Sot”: Zajmina ka menduar se një ditë mund ta braktisë Tiranën, dhe ku do të ishte qyteti ideal për ty?
Zajmina Vasjari: Jo nuk e mendoj asnjëherë të largohem nga Tirana apo Shqipëria, edhe pse jetës asnjëherë nuk i dihet. Qyteti ideal për mua do të ishte Nju-Jorku, që gjithmonë më mahnit, por kuptohet që mbetet në kuadrin e një ëndrre. / Intervistoi: MAKSIM GJOKAJ