Zaev pritet sot të nxjerrë “bomba” të tjera

Zaev pritet sot të nxjerrë “bomba” të tjera

Zaev pritet sot të nxjerrë “bomba” të tjeraLideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev pritet që sot të vazhdojë me prezantimin e përgjimeve ilegale të funksionarëve të Maqedonisë që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe korrupcionin.

Ai mbrëmë në një intervistë për TV “24vesti” theksoi se opinioni nuk duhet të ketë dilema se Zaev do të kalkulojë.

“E vërteta e plotë do të prezantohet qytetarëve, nuk duhet të ketë dilema se Zaev do të kalkuloj diçka. Nënkuptohet se do të kemi përkujdesje komplete për dinjitetin e personit.

Gruevski duhet të bjer nga qeveria, dhe ai do të bjer për shkak se ai është i përfshirë në këtë rrëmujë dhe prej këtu nuk ka ikje. Në ndonjërën prej zgjedhjeve të ardhëshme Gruevski nuk do të jetë politikan. Simpatizuesit e VMRO-së duhet ta dijnë se kjo nuk është luftë kundër VMRO-së për shkak se ata i duhen Maqedonisë, por jo me këto njerëz në krye”, deklaroi Zoran Zaev kryetari i LSDM-së. (INA)