|

YouTube ridizajnon faqen

Përfaqësuesit e YouTube kohëve të fundit po paraqesin risi të shumta në punën e shërbimit të tyre. Ndryshimi i fundit në radhë ka të bëjë me dizajnin e paraqitjes pasi që përdoruesi të ketë shikuar video materialin e caktuar.

Në fund të muajit korrik YouTube ka rritur kohëzgjatjen e video materialeve në maksimalisht 15minuta, filmave ua ka shtuar lojën e fshehtë “të gjarprit”, ka paraqitur faqen e re mobile si dhe ka integruar një varg ndryshimesh tjera. Tani YouTube është duke ridizajnuar pamjen e shërbimit pasi që përdoruesi të ketë parë video materialin.

Siç raporton portali “The Next Web”, YouTube ka filluar me implementimin e pamjes së video materialeve të shikuara. Sipas fotografisë së publikuar, përdoruesve do t’u ofrohet opsioni i shikimit të video materialit edhe një herë, mundësia për ta pëlqyer (like), ndarja me shërbime tjera si dhe mundësia e shikimit të video materialeve të ngjashme.

Të gjitha këto janë paketuar në një sfond të zi, pak tepër të errët, me gjasë për të kursyer energjinë e përdoruesit.

Lajme të ngjajshme:

  1. Twitter ridizajnon faqen
  2. Dyluftimet në YouTube

Etiketa: , ,

Komentoni