Yoann Gourcuff nuk largohet nga Lyoni

Yoann Gourcuff nuk largohet nga Lyoni

Yoann Gourcuff nuk largohet nga LyoniPër Yoann Gourcuff ekipet e mëdha kanë rikthyer interesin duke parë dhe formën e rigjetur të fantazistit, por presidenti i Lyonit, Aulas frenon gjithçka.

“Gourcuff bën pjesë në grupin e skuadrës që do të qëndrojë. Mesfushori ka kaluar një periudhë të vështirë nga dëmtimet por tani kërkon të tregojë se ende nuk ka shfaqur të gjithë potencialin e tij këtu.”

Gourcuff u transferua në 2010 për një shifër rekord 22 mln Euro nga Bordeaux por 2 operacione për shkak dëmtimi e kanë penguar 27-vjeçarin të tregojë talentin e tij në ekipin e Remi Garde.