Yjet e Bayern duan qendrimin e Heynckes, Ribery e Kroos: Jupp nuk duhet te largohet

Yjet e Bayern duan qendrimin e Heynckes, Ribery e Kroos: Jupp nuk duhet te largohet

Yjet e Bayern duan qendrimin e Heynckes, Ribery e Kroos: Jupp nuk duhet te largohetFranck Ribery dhe Toni Kroos deshirojne qe trajneri aktual Jupp Heynckes te qendroje te pakten dhe 1 vit ne drejtimin e skuadres. Futbollistet e Bayern qe ndodhet ne Doha te Katarit per te zhvilluar fazen pergatitore kane deklaruar gjate nje konference per shtyp se trajneri Heynckes duhet te qendroje.

Kontrata e trajnerit 67-vjecar perfundon ne qershor te ketij viti dhe drejtuesit e klubit jane shprehur qe ne muajin mars do te fillojne bisedimet.
“Une flas shume me te dhe ai me jep shume besim. Eshte i thjeshte dhe perhere deshiron qe te jete perfekt me ne. Ai eshte trajneri perfekt per ne dhe per skuadren e Bayern por ne futboll asnjehere nuk i dihet. Une deshiroj qe ai te qendroje”, shprehet Ribery.
Njesoj si Ribery shprehet dhe kolegu i tij Toni Kroos. “Nuk eshte ne doren time per te vendosur per te ardhmen e trajnerit por nuk eshte nje sekret qe une me te kuptohem shume mire qe nga periudha kur ishim ne Leverkusen. Ai jo vetem ne Leverkusen por dhe ketu ka arritur qe te me permiresoje gjithnje e me shume. Te gjithe e shohim se ai sillet me skuadren. Ai kuptohet me te gjithe. Do te ishte shume keq nese ai largohej por e theksoj se nuk jam une ai qe vendos. Nese ai do te vazhdonte dhe nje sezon te jete trajner i skuadres mua do te me pelqente”, ka deklaruar Kroos.