Yaya Toure: Kupa e Afrikës 2015, më e rëndësishme se çdo trofe tjetër

Yaya Toure: Kupa e Afrikës 2015, më e rëndësishme se çdo trofe tjetër

 Yaya Toure: Kupa e Afrikës 2015, më e rëndësishme se çdo trofe tjetërToure e ka përshkruar si një arritje “të jashtëzakonshme” triumfin në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë.

Elefantët i dhanë fund pritjes 23-vjeçare për të fituar trofeun më të madh të kontinentit, duke mposhtur Ganën në penalti, pasi 120 minutat e lojës përfunduan pa gola.

“Ndonjëherë kur ju fitoni me klubin tuaj, është magjike, por të fitosh me vendin është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Toure për L’Equipe.Ne kemi punuar fuqishëm për të fituar dhe do të festojmë me familjet tona. Kam pritur kaq gjatë për këtë moment dhe ta mbaj trofeun si kapiten, është gjë e madhe”.

“Ne duhet ta urojmë trajnerin Herve Renard, i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ne shpesh jemi kritikuar në mënyrë agresive”.Ne kemi humbur dy herë në finale, andaj të jem këtu është fantastike. Jam shumë i lumtur”, ka shtuar Toure.