Xherdan Shaqiri ''kërcënon'' me largim nga Bayerni

Xherdan Shaqiri ”kërcënon” me largim nga Bayerni

Xherdan Shaqiri ''kërcënon'' me largim nga BayerniXherdan Shaqiri le te hapur mundesine e largimit nga Bayerni i Mynihut pasi gjate sezonit te fundit ka gjetur shume pak hapesira nen urdhrat e Pep Guardiolas.

Sulmuesi me origjine kosovare nuk i largon skuadrat angleze te interesuara per te edhe pse kerkon te fitoje besimin e teknikut katalanas qe kete sezon e aktivizoi si titullar ne vetem 10 ndeshje ne kampionat.

”Eshte e qarte se nuk mund te vazhdoj keshtu por kjo nuk ndryshon asgje. Do te punoj shume qe te ndryshoj shume gjera fillimisht te vetja ime. Dua te luaj ne ndeshje te rendesishme dhe jo thjesht ne kampionat. Thene me qarte, nuk dua te kaloj me nje sezon si ky qe sapo perfundoi”.

Ne vijim te intervistes, lojtari i kombetares zviceriane ia ben te qarte Pep Guardiolas se do ta kete shume te veshtire te marre nje vendim sezonin e ardhshem pasi nese gjerat nuk ndryshojne atehere largimi eshte i paevitueshem.

”Une dua te luaj sa me shume dhe Champions League eshte nje kompeticion ku nuk dua te mungoj. Do te shikojme se çfare do te ndodhe. Nese largohem nga Gjermania, do te pranoj oferta vetem nga klube qe nuk luajne ne Bundesliga dhe mbi te gjitha qe luftojne per kampionatin e vendit ku luajne”.

Xherdan Shaqiri ka nje kontrate qe e lidh me Bayerin e Mynihut deri ne vitin 2016.