Xherdan Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren

Xherdan Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren

Xherdan Shaqiri i lumtur me golin dhe fitorenLojtari i Interit, Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur me golin e shënuar ndaj Atalantës dhe me fitoren e arritur nga skuadra e tij në këtë takim.

Interi shënoi fitore me rezultat 4-1 në udhëtim te skuadra e Atalantës, ndërsa Shaqiri e shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e dytë nga penalltia.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur të shënojë golin tim të parë në Serie A”, tha Shaqiri pas takimit për inter.it.
“Sidoqoftë, ajo që është më shumë me rëndësi për mua është fitorja e arritur në takimin e sotëm”.

“Jemi një skuadër shumë e mirë ndërsa mua më pëlqen të luaj prapa sulmuesve. Mund të bëj pasime të ndryshme dhe mund t’i ndihmojë lojtarët që janë në fazën defanzive”, përfundoi Shaqiri.