Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri dëshiron të luajë më shumë në vitin 2013

Xherdan Shaqiri Xherdan Shaqiri dëshiron të luajë më shumë në stinorin pranveror në skuadrën e parë të Bayernit. Dëshirën për më shumë lojë Shaqiri e ka bërë të ditur për “Blick.ch”, një ditë para se të nisej në përgatitje me ekipin gjerman në Katar.

Si transmeton Koha Ditore, Shaqiri është i kënaqur me hapësirën që kishte në vjeshtë, por për pranverë megjithatë kërkon më shumë. “Në pjesën e dytë dëshiroj të luaj më shumë. Duhet të punoj shumë për të arritur këtë”, ka thënë shkurt Shaqiri.

Reprezentuesi i Zvicrës në pjesën vjeshtore në Bundesliga 1 të Gjermanisë në fanellën e Bayernit shënoi një gol dhe asistoi dy herë në 12 ndeshje të zhvilluara. Ai me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.