Xhandarmëria serbe lëviz lirshëm në rrugët e Kosovës

Xhandarmëria serbe lëviz lirshëm në rrugët e Kosovës

Xhandarmëria serbe lëviz lirshëm në rrugët e KosovësXhandarmëria serbe vazhdon të provokojë duke hyrë në territorin e Kosovës. Madje trupat e saj janë parë duke lëvizur në rrugët e Kosovës.

Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli tha se kjo përbën pasiguri për qytetarët.Surdulli thotë se është i shqetësuar për faktin që KFOR nuk po reagon.

Siç raporton Koha Ditore, xhandarmëria serbe është parë edhe në aksin që lidh fshatrat kosovarë të komunës së Kamenicës.

Pak ditë më parë, banorët e kësaj zone vendosën një barrikadë për të treguar se ai është territor shqiptar.