Islamizimi radikal_Ermal.Meta.Xhamia.01_878761_thumb_large

Xhamia nuk do të ndërtohet aty ku është çerdhja

Edhe pse të mërkurën Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava është shfaqur i prerë duke i bërë me dije Komunës se përveç vendit afër Institutit Albanologjik – gjegjësisht te çerdhja “Gëzimi Ynë” – çdo propozim tjetër për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e një xhamie të madhe dhe një qendre islame do të ishte i gabuar, kjo duket se ka fare pak gjasa të ndodhë.

“Për ndërtimin e xhamisë apo Qendrës Islame duhet hapësirë e madhe dhe ky vend do të ishte ideal, jo ndonjë tjetër”, është shprehur Tërnava në “Klan Kosova”.

Por kjo deklaratë e Kryetarit të Bashkësisë Islame duket se ka irrituar zyrtarët e lartë të Komunës së Prishtinës, të cilët thonë se qëndrimi i kreut të besimtarëve islamë në Kosovë ka qenë shumë i ngutshëm.

“Në kohën kur punët vazhdojnë e pritet që Komuna të dalë me një propozim-vendim për vendin e xhamisë, z. Tërnava po ngutet me deklarimet e tij”, ka thënë për “Express” një zyrtar komunal.

Megjithëkëtë, zyrtari që mban post në njërën prej drejtorive shumë të rëndësishme të Komunës së Prishtinës, nuk ka treguar lokacionin të cilin pritet që organet kompetente të propozojnë për ndërtimin e xhamisë.

“Komuna ka mundësi që të dalë të premten me propozim-vendim për vendin ku mund të ndërtohet xhamia, por gjasat më të mëdha janë që një gjë e tillë të ndodh të hënën, pikërisht ditën e fundit të muajit Ramazan”.

Ndërkohë, Myftiu i Kosovës ka pranuar se plani është që të ndërtohet vërtet një xhami e madhe, e cila do të kushtojë shumë. Sipas tij, duhen 10-15 milionë euro, të cilat do të sigurohen nga besimtarët myslimanë në Kosovë.

  • Geci

    o leni Kisha e xhamija o Naim Terrnava po feja e shqiptarve asht Shqiptarija
    Te Mos themi Muslimon ,Ortodokse e as Katolik Por vetem SHQIPTAR te BASHKUAR DHE TE PA NDAR; e ne Pa arsim dhe pa Komb nuk mundemi as fe te kem o terrnav e mos e provoko Arsimin e edukimin tuj ma ru xhamijat Ne rrug te SHkollave te mesme e te qerrdheve te Femijve
    SE edhe ne e duam ZOTIN por me drejtesi