Xhaferi-Shurman: Regjistrimi të jetë një proces objektiv dhe transparent

Xhaferi-Shurman: Regjistrimi të jetë një proces objektiv dhe transparent

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Holandës në vend, Mariet Shurman.

Në këtë takim të parë, zëvendëskryeministri Xhaferi i shprehu mirëseardhje ambasadores Shurman, duke e përgëzuar për detyrën e re dhe njëkohësisht duke shprehur gatishmëri, për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes Ambasadës së Holandës dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendëskryeministri Xhaferi e njoftoi ambasadoren me implementimin e Marrëveshjesë së Ohrit, duke u përqendruar në shtyllat kryesore të këtij dokumenti paqësor, decentralizimin, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike

Në takim veçanërisht u bisedua për përfaqësimin e drejt dhe adekuat si një nga shtyllat kryesore të MO-së me, ç’rast ambasadorja Shurman shfaqi interesim për mënyrën e punësimit nga ana e Sekrertariatit dhe dinamikën e shpërndarrjes së nëpunësve shtetëror nëpër institucionet përkatëse, ku përfaqësimi është i ulët.

Lidhur me procesin e decentralizimit ambasadorja Shurman gjithashtu pyeti për rrejdhën e këtij procesi, sepse decentralizimi zë vend të rëndësishëm në Marrëveshjen e Ohrit. Në këtë drejtim, u bisedua edhe për ndarrjen e buxhetit në mënyrë proporcionale.

Theks të veçantë në këtë takim nga ana e bashkëbiseduesve iu vu procesit të regjistrimit, me ç’rast zëvendëskryeministri Xhaferi, theksoi se ky është një poroces shumë i rëndësishëm për Maqedoninë i cili, siç tha, përkundër pengesave të paraqitura po realizohet.

Me rëndësi, u theksua në takim, është që në regjistrim të përfshihen të gjithë qytetarët e RM-së dhe të jetë një process objektiv dhe transparent. Që të realizohet kjo dhe rezultatet të jenë të pranueshme për të gjithë qytetarët, u theksua, se është e nevojshme që pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni të jenë të përfaqësuar proporcionalisht në Entin Shtetëror të Statistikës, sepse ky institucion ka rol të rëndësishën në këtë rpoces.

Ambasadorja e Holandës Mariet Shurman, theksoi se vendi i saj e mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aspiratat e Maqedonisë për t’u integruar në strukturat euro-atlantike, Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në të gjitha sferat.