largea_xavi-hernandez-2011-20121348756693

Xavi: Ne jemi në rregull – Presioni bie mbi Realin

Xavi Hernandez, autori i një supergoli që zhbllokoi takimin në minutat e fundit me Granada ka folur për fillimin e mirë të sezonit nga ana e katalanasve dhe avantazhin prej 8 pikësh që kanë ndaj Realit që sipas mesfushorit të Barcelonës janë një avantazh i mirë që duhet shfrytëzuar.

“Në kampionat jemi në një pozicion komod dhe tani presioni është në anën e Realit të Madridit”.

Kapiteni i dytë i Barcelonës është shprehur gjithashtu se debate në fushë midis Villa dhe Messi nuk ka ndikuar aspak në atmosferën e dhomave të zhveshjes. Ai gjithashtu flet edhe për trajnerin Vilanova dhe për golat e pësuar nga goditjet standarte.
“Tito ka demstruar se është një lider dhe një personalitet i madh i futbollit. Për golat e pësuar nga goditjet standarte duhet të impenjohemi të gjithë pasi taktikisht janë të evitueshëm, është një cështje mentale duhet përqëndrim.
Gjëndja fizike e Xavi ka qënë një tjetër argument i intervistës së mesfushorit spanjoll.
“Kam luajtur shumë ndeshje i dëmtuar por tani ndjehem mirë dhe nuk kam më dhimbje”.
Në fund nuk kishte si të shmangej diskutimi i rinovimit të kontratës së Xavi që skadon në 2014 dhe që është kthyer në lajmin kryesor të mediave spanjolle por edhe ai i Topit të Artë apo brazilianit Neymar.
“Roli im në skuadër është akoma shumë i rëndësishëm, i këtij mendimi është edhe trajneri Vilanova. E tillë është edhe cështja e rinovimit por dëshira ime është të mbyll karrierën tek Barcelona. Topin e Artë do t’ja jepja për Messi. Është lojtari më i mirë në botë pa asnjë dyshim. Ndërsa një futbollistë magjikë si Neymar do të ishte perfekt për Barcelonën”.