Xabi Alonso transferi i ri!

Xabi Alonso transferi i ri!

Xabi Alonso transferi i ri!Bayern Munchen si duket e ka lënë që transferet e mëdha ti bëjë në fund të afatit kalimtar. Një ditë pasi siguroi mbrojtësin e Romës, Benatia, bavarezët janë shumë pranë marrëveshjes me yllin e Real Madridit, Xabi Alonso.

Mesfushori spanjoll thuhet se ka pranuar ofertën e Bayernit dhe se nesër pritet marrëveshja me Realin për këtë trasfer. Alonso pritet të jetë mbulesë e Javi Martinez te Bayerni që pësoi lëndim të rëndë para pak ditësh.

Televizioni spanjoll “La Sexta” ka publikuar lajmin se Alonso ka inicuar këtë transfer sepse ka dëshirë të madhe të jetë në një skuadër me Pep Guardiolën