“X Factor Albania 2”, gara qe sfidon cdo jave talentet

“X Factor Albania 2”, gara qe sfidon cdo jave talentet

“X Factor Albania 2”, gara qe sfidon cdo jave talentetNje nate magjike dhe plot emocion ka qene ajo e se dieles per shikuesit e Televizionit Kombetar Klan, e posacerisht per fansat e “X Factor”, te cilet kane shijuar performanca fantastike nga 15 konkurrentet e talentuar te edicionit te dyte te ketij spektakli gjigant.

Te gjithe personazhet ishin munduar te sillnin dicka ndryshe, te eksperimentonin me stilin dhe aftesite e shfaqura deri me tani ne javet e hershme te ketij misioni per te qene i preferuari i publikut.

Te kritikuar e vleresuar nga 4 – shja e jurise; Pandi, Soni, Albani e Tuna, pas cdo interpretimi, konkurrentet e “X Factor Albania 2”, kane ngjallur diskutime dhe deri perlotje kur ishte momenti deciziv i eliminimit e kur mentores se kategorise se vajzave Tuna, i duhej te zgjidhte mes dy elementeve te saj Elisa dhe Shkelqesa.

Nderkaq, nje tjeter moment prekes dhe sensibilizues i spektaklit ishte kenga e perbashket qe konkurrentet e “X Factor” sollen si mesazh per mbrojtjen e natyres dhe ambientit qe na rrethon. Dikur e kenduar nga Michael Jackson “We are the world, we are the children”, u kthye ne refrenin e fuqishem te mbremjes kenduar nga zerat e embel te 15 finalisteve.

Eliminimi
Spektakli dhe gara qe ben endrrat per muziken realitet, “X Factor Albania” po vazhdon ne sezonin e tij te dyte. Mbremja e se dieles solli performanca te vecanta te finalisteve, krahas fundit te gares per njeren nga kengetaret. Eliminimi i Shkelqesa Sadiku, pasi shkoi ne “Showdown” me Elisa Sallen, e cila fale votave te jurise, mbeti ne gare.

Gara
Java e ardhshme eshte nje tjeter sfide televizive per regjisoren Grabocka e cila ka sjelle se bashku me prezantuesen Alketa Vejsiu sjellin nje nga sipermarrjet me te medha ne ekranet shqiptare sic eshte “X Factor” ne televizionin “Klan”. Surprizat do te vijojne ne evenimentin me te madh muzikor “X Factor Albania”! Ndersa spektakli do te vazhdoje ne javen e peste, fituesja e edicionit te kaluar te “X Factor Albania”, Sheila Haxhiraj eshte prane sfides se deshiruar prej te gjitheve. Ajo po pergatitet per depertim ne tregun boteror te muzikes, fale kontrates me “Berman Brothers”. Koha Jone