WordPress.com jashtë funksionimit
Sot, WordPress.com, një nga platformat me të suksesshme për blogim ishte jashtë funksionimit pothuajse për një orë të plotë. Jashtë funksionimit ishin edhe miliona blogje tjera të krijuara nën WordPress.com
Në të gjitha blogjet e hostuara nga WordPress.com, shihej mesazhi:
“WordPress.com will be back in a minute!”
WordPress kishte dalë jashtë funksionimit edhe në muajin shkurt të këtij viti.
Arsyet e këtij mos funksionimi, nuk janë bërë të ditur akoma.
WordPress është një platformë e blogimit, ku secili mund të krijoj një blog falas.
Një platformë e tillë dhe plotësisht e lokalizuar në gjuhën shqipe, është dhe Blog.al. Në Blog.al të gjithë ju mund të krijoni një blog apo faqe falas në gjuhën shqipe.
ndodh edhe kjo…kan pas update ne servera