610x_561720_thumb_large

Wolfsburg kërkon Gilardinon

Sipas medieve gjermane, Wolfsburg është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Fiorentinës Alberto Gilardino. 

Reprezentuesi italian pritet të shitet gjatë kësaj vere te rivali nga Serie A Genoa.

Mirëpo, atëherë kur dukej se kalimi i tij në Marassi është punë e kryer, Wolfsburg duket se mund të ndërhyn për të rrezikuar transferimin e Gilardinos në Genoa.

Gilardino, anëtar i ekipit fitues të Italisë në Kampionatin botëror 2006 vlerësohet 15 milionë euro nga Fiorentina.