Window Phone drejt shitjes së 1 milion pajisjeve në 1 javë

Window Phone drejt shitjes së 1 milion pajisjeve në 1 javë

Window Phone drejt shitjes së 1 milion pajisjeve në 1 javëEdhe pse ende nuk kemi shifra zyrtare mbi shitjet e Windows Phone në tremujorin e katërt të vitit që sapo lamë pas, kemi dy informacione që mund të na japin një ide mbi ecurinë e sistemit operativ: Steve Ballmer dhe disa fjalime entuziaste.

Po të shohësh me kujdes këto shifra, del në përfundimin se Windows Phone po i afrohet një pike të rëndësishme që është ajo e shitjes së 1 milion pajisjeve në javë.

Në fillim të vitit, Ballmer tha për Forbes se Windows Phone po shitej katër herë më shumë se viti i kaluar, ndërkohë që në konferencën CES të këtij muaji, ai u shpreh se shitjet e Windows Phone ishin pesë herë më të larta se e njëjta periudhë në 2012-n.

Edhe pse nuk kemi shifra nga Microsoft-i, kemi ato të tremujorit të katërt të vitit 2011nga Gartner (2,759,000 njësi) dhe Canalys (2,500,000 njësi).

Duke bërë disa supozime, mund të arrijmë në këtë rang shifrash: shitjet e smartfonëve Windows Phone gjatë tremujorit të fundit të 2012-s mund të variojnë mes 9,500,000 dhe 13,250,000 smartfonë të shitur.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se Windows Phone 8 ishte në treg vetëm në gjysmën e tremujorit. Prandaj, mund të presim që këto shifra të rriten edhe më shumë në tremujorin e parë të 2013-s.

Një faktor tjetër i rëndësishëm në horizont është kalimi i 150 000 aplikacioneve të disponueshme në Windows Store. Së fundmi, 13 milionë pajisje të shitura gjatë 3 muajve, do të thotë 1 milion pajisje në javë.

Sigurisht, këto shifra janë larg atyre të Android apo iOS, por Windows Phone po ecën me ngadalë përpara, duke rritur shitjet e duke fituar fansa të rinj çdo ditë. (PCWorld Albanian)