robbie-williams-pic-pa-317589516

Williams ka një sëmundje misterioze

Robbie Williams ka zbuluar se ai është duke luftuar me një sëmundje misterioze, e cila e ka bërë atë të depresionuar dhe të përgjumur.

Këngëtari thotë se ai sapo ka zbuluar se ajo çfarë ai kishte menduar se ka qenë depresion, në fakt ka qenë një sëmundje tjetër dhe thotë se jeta e tij ka ndryshuar në mënyrë dramatike që kur ai është diagnostikuar.

“Mendoja se isha person i fjetur dhe depresionuar. Mendova se kështu isha. Disa muaj më parë kuptova se kjo ishte sëmundje, krejtësisht rastësisht, dhe nuk dua të shkoj në përse e prandaj, por ajo ju bën të përgjumur dhe ju bën të depresionuar, dhe e kam pasur këtë për disa vite dhe nuk e kam ditur dhe jam në mjekim e sipër tash. Kjo ka ndryshuar jetën time”, ka thënë Williams.