William i ngazëllyer që është bërë baba

William i ngazëllyer që është bërë baba

William i ngazëllyer që është bërë babaPrinci britanik William dhe Dukesha Catherine janë të ngazëllyer pas lindjes së djalit të tyre të parë.

Princi ka bërë komentet e tij të para që kur gruaja e tij lindi fëmijën e tyre të parë gjatë mbrëmjes së të hënës, duke thënë se ata janë më se të lumtur pas lindjes.

“Ne nuk mund të jemi më të lumtur”, ka qenë deklarata e shkurtër e William.

Princi i ri i porsalindur, emri i të cilit nuk pritet të zbulohet një kohë, dhe nëna e tij po ia dalin mirë dhe pritet të mbeten në spitalin e lindjes St. Mary’s Hospital edhe sot.