WikiLeaks: Thaçi ndërhyri në drejtësi, madje disa herë

WikiLeaks: Thaçi ndërhyri në drejtësi, madje disa herë

WikiLeaks: Thaçi ndërhyri në drejtësi, madje disa herëMund të ketë politikanë në vend që ende mendojnë se ndërhyrje në sistemin e drejtësisë është veç atëherë kur e thërret gjyqtarin apo prokurorin për një rast të caktuar. Por me llogaritë e Bashkimit Evropian, ndërhyrje nga politika në drejtësi numërohet edhe atëherë kur një politikan e paragjykon fajësinë apo pafajësinë e dikujt. Qoftë vetëm me një deklaratë publike, e lërë më me iniciativa për diskutime të proceseve gjyqësore në Kuvend.

Një rast i ndërhyrjes politike në drejtësi duke dhënë deklaratë publike, ka ndodhur edhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Madje në disa raste. Megjithëkëtë, WikiLekas pati publikuar një kabllogram të zv/shefit të EULEX-it, Thomas Bosch, i cili në gushtin e vitit 2009, njoftonte shefin e këtij misioni që në atë kohë ishte francezi Yves de Kermabon: “për ndërhyrje politike në gjyqësor” nga vetë kryeministri Hashim Thaçi.

Dokumenti i klasifikuar si konfidencial, e që i drejtohej vetëm zyrtarëve të BE-së dhe EULEX-it,
sugjeronte se në mentalitetin kosovar, ende nuk njihet koncepti i mosndërhyrjes në pavarësinë e gjyqësorit.Si shembull, Bosch kishte përmendur komentet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë një seance të qeverisë, kishte folur për tre të pandehur që në atë kohë rigjykoheshin si të dyshuar për krime të luftës.