“When I was a boy, I was a girl”, dokumentari më i mirë

“When I was a boy, I was a girl”, dokumentari më i mirë

“When I was a boy, I was a girl”, dokumentari më i mirëDuke ruajtur traditën e thjeshtësisë edhe edicioni i 12-ë i Dokufestit është mbyllur pa një ceremoni me tepih të kuq e me veshje ekstravagante.

Si gjatë gjithë javës, edhe në fjalën e mbylljes drejtuesit e festivalit i kanë dhënë rëndësi temës së sivjetme, thyerjes së kufijve.

Me mesazhin se kufijtë thyhen në bazë të mirëkuptimit e dashurisë, DokuFesti ka përshëndetur dashamirët e tij dhe regjisorët e filmave më të mirë i ka shpërblyer me një pjesë të identitetit të vet, kalldrëmin.

Çmimin për kategorinë e dokumentarëve nga Ballkani, e ka fituar “When I was a boy, I was a girl”, me regji të Ivana Todoroviq nga Serbia. Dokumentari flet për Gocan, një transvertite 39 vjeçare e cila jeton në Beograd dhe largohet nga puna e saj si “sex-worker” për të përfunduar si aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBT në Serbi.

Siç transmeton Tribuna, mirënjohje e veçantë në këtë kategori ka marrë “A sort of love” nga regjisori Dirk Schafer, ndërsa çmimi për debutim ballkanik i është ndarë projektit “To the Wolf” nga Christina Koutsospyrou dhe Aran Hughes, një projekt i përzier në Greqi, Francë dhe Angli dhe që flet për një profeci barinjsh grekë.