WhatsApp është jashtë funksionit

WhatsApp është jashtë funksionit

WhatsApp është jashtë funksionitWhatsApp, shërbimi i famshëm për dërgimin e mesazheve mobile, i cili së fundmi është blerë nga Facebook për një çmim marramendës prej pothuajse 20 miliardë dollarëve, me sa duket nuk po funksionon në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër shumës së majme të parave të cilat i ka marrë nga rrjeti social, një pjesë të së cilave besohet se i ka investuar në aplikacionet e saj.

Prandaj, nëse kohëve të fundit keni pasur probleme me qasjen në shërbim, nuk duhet të brengoseni sepse nuk keni qenë vetëm ju që e keni këtë vështirësi.

Sipas burimeve jozyrtare thuhet se serverët e WhatsApp kanë rënë përkohësisht. Dhe për më keq, asgjë deri më tani nuk është thënë për kohën e kthimit të shërbimit në funksion.

Nëse shërbimi po funksionon për ju, ju lutem na informoni që ta kuptojmë nëse WhatsApp ka arritur të kthehet në funksion.