Wentworth Miller e pranon se është gej

Wentworth Miller e pranon se është gej

Wentworth Miller e pranon se është gejWentworth Miller, për orientimin seksual të të cilit është paragjykuar me vite, për herë të parë publikisht e ka pranuar se është homoseksual dhe atë në një letër refuzimi të cilën ia ka dërguar ‘St. Petersburg International Film Festival’.

Përmes kësaj letre, aktori 41-vjeçar, i njohur për rolin në serinë “Prison Break”, ftesës së drejtorit të këtij festivali i është përgjigjur:

“Ju falënderoj për ftesën. Si dikush që në të kaluarën është kënaqur gjatë vizitave në Rusi dhe pjesërish mund të mburret me prejardhjen ruse, do të ishte mirë po të thoja ‘po’.

Por si një homoseksual më duhet ta refuzoj këtë. Më brengos qëndrimi aktual dhe mënyra se si qeveria ruse sillet ndaj femrave dhe meshkujve homoseksual. Kjo situatë nuk është aspak e pranueshme dhe nuk mund të marrë pjesë në një atmosferë festive, në të cilën nikoqir është shteti në të cilin njerëzve sikurse unë u mohohet e drejta themelore që të jetojnë dhe të duhen lirisht”.