ArseneWenger

Wenger dënohet me dy ndeshje nga UEFA

Arsene Wenger është ndëshkuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak se ka komunikuar me lojtarët e tij gjatë fitores 1-0 ndaj Udineses në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

“Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së ka suspenduar menaxherin Arsene Wenger nga detyra e tij për Arsenalin për dy ndeshjet e radhës në garat e UEFA-së. Vendimi i sotëm është marrë në lidhje me mosveprimin në pajtim të vendimit të Trupit Kontrollues dhe Disiplinor gjatë ndeshjes së play-offit të Ligës së Kampionëve të klubit anglez ndaj Udinese Calcio gjatë të enjtes, 16 gusht”.

“Wenger kështu do të jetë i suspenduar për ndeshjen e dytë të kthimit kundër Udineses të mërkurën në Itali dhe pastaj për ndeshjen e ardhshme në kuadër të UEFA-së. Trupi po ashtu ka vendosur të dënojë Arsenalin me 10 mijë euro për sjellje të pavend nga zyrtarët e tij. Një ankesë kundër këtyre vendimeve mund të bëhet brenda tre ditësh”, thuhet në deklaratën e UEFA-së”.

Francezi ishte duke vuajtur suspendimin prej një ndeshje në kohën kur ka thyer rregullat e UEFA-së, suspendim i cili datonte që nga sezoni i kaluar kur Wenger kishte kritikuar publikisht gjyqtarin italian Massimo Busacca për vendimet e tij në ndeshjen ndaj Barcelonës.