Wayne Rooney: Brazili, mundësia ime e fundit

Wayne Rooney: Brazili, mundësia ime e fundit

Wayne Rooney: Brazili, mundësia ime e funditWayne Rooney ka thënë se Botërori në Brazil i cili fillon në qershor do të jetë mundësia e tij e fundit për të shkëlqyer në këtë garë.

Rooney është 28 vjeç dhe do të hyj në këtë Botëror si lider i Anglisë drejt një misioni të pamundur për të fituar trofeun pas gjysmë shekulli dhe ai thotë se për të është mundësia e fundit Botërori.

“Sigurisht se unë kam qenë këtu edhe më parë dhe kam tentuar të jap më të mirën. Kjo është një garë që mendoj se këtë herë do të jetë e fundit, një paraqitje e fundit e denjë, për shkak se Botërori i vitit 2018 do të më gjejë më të moshuar dhe do të jetë problem”.

“Unë besoj se kjo është mundësia ime e fundit për të treguar atë që mund të bëj dhe të tregoj se jam në gjendjen më të mirë të mundshme. Unë besoj se ne mund të shkojmë larg, synimi jonë është ta fitojmë Kupën e Botës. Unë po shpresoj dhe e di se me pak fat mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Rooney.