Wall Street Journal: Pas Detroitit, kush është në radhë?

Wall Street Journal: Pas Detroitit, kush është në radhë?

Wall Street Journal: Pas Detroitit, kush është në radhë?Menaxheri emergjent i Detroitit, Kevyn Orr, i ka tmerruar sindikatat dhe investuesit, duke synuar hedhjen e borxheve të qytetit te banorët e pasur nëpërmjet falimentimit. Por ajo që kreditorët me gjasë i shqetëson edhe më tepër, është se plani mund të paraqes precedent për komunat e tjera që do të dështojnë, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Wall Street Journal, duke e trajtuar çështjen e kërkesës për falimentim të Detroitit.

Për disa vite, Detroiti i ka shkatërruar shërbimet dhe i ka thithur taksapaguesit shterpë, për t’i financuar obligimet pensionale dhe për t’i paguar borxhet.

Afro 70% e vend-parkimeve janë mbyllur prej vitit 2008, dhe në 40% të rrugëve nuk funksionojnë dritat.

Qyteti e ka zvogëluar forcën e tij policore për 40%, për një dekadë.

Koha e përgjigjes së policisë është pesë herë më e gjatë se mesatarja kombëtare, dhe e ka njërën prej shkallëve më të larta të krimit të dhunshëm në vend, shkruan Wall Street Journal.

Njëherësh, banorët e Detroitit paguajnë taksa më të larta për pasuri dhe të ardhura në shtet. Vitin e kaluar, taksat për biznes janë dyfishuar.

Afro 40% e të ardhurave shkojnë për përfitimet pensionale dhe borxhet, pjesa më e madhe e të cilave janë krijuar gjatë 10 viteve të fundit, për t’i financuar kontributet pensionale.

Gazeta Wall Street Journal përkujton se ka të atillë që kanë mundur të presin ndonjë ndihmë shtetërore dhe thekson se kjo nuk do të ndodhë dhe kjo është e drejtë.

Guvernatori Rick Snyder, e ka nominuar zotin Kevyn Orr, për ta ripërtërirë qytetin në agoni, dhe ai ka refuzuar ta marrë ndonjë copë tjetër nga taksapaguesit e Detroitit.

Në vend të kësaj, ai ka planifikuar për ta shfrytëzuar falimentimin, për t’i ulur përfitimet pensionale, për ta goditur tregun e kapitalit të borxhit dhe për të riinvestuar 1.25 miliardë dollarë në shërbime publike.

Sindikatat, që e kanë përhapur pohimin se pensionet janë të paprekshme, heshtas duket se kanë zbuluar se ata mund ta kenë pasur gabim. Njëherësh, investitorët duken të habitur se atje nuk ekziston diçka e tillë si kthim pa rrezik, gjë të cilën ata kanë mundur ta mësojnë nga Greqia dhe Argjentina, shkruan Wall Street Journal.

Tash shtrohet pyetja se nëse Detroiti nuk është aq i madh për të dështuar, a ekziston ndonjë qytet i tillë?

Në vazhdim gazeta shkruan se derisa disa komuna janë në situatë të pashpresë ekonomike ose të falimentuara si Detroiti, shumë mund të huazojnë rëndë, t’i rrisin tatimet dhe ta dobësojnë pagesën e pensioneve dhe të obligimeve ndaj borxheve.

Disa, sikur Detroiti, së shpejti mund të vendosin se ngarkimi i atyre që kanë fletobligacione dhe i pensionistëve, është opsion më i mirë se sa mbajtja e goditjes ndaj taksapaguesve. Në këtë kuadër, gazeta i përmend qytetet Oklland, Filadelfia dhe Çikago, që poashtu ballafaqohen me probleme.

Në Oklland, që sipas gazetës, e ka shkallën më të lartë të krimit në Kaliforni, aktualisht janë pushuar nga puna më se 100 policë, me qëllim që të mbështeten përfitimet pensionale dhe fletobligacionet pensionale.

Vrasjet dhe vjedhjet janë shtuar për afro 25%, vitin e kaluar.

Për t’i ikur shkurtimeve më të thella, qyteti ka marrë hua shtesë prej 210 milionë dollarëve për financimin e pensioneve.

Filadelfia dhe Çikago kanë qenë më pak skrupuloze në financimin e pensioneve dhe tash duhet të bëjnë pagesa të fryra për ta parandaluar shkatërrimin e fondeve të tyre pensionale.

Njëri nga përfitimet e mundshme të falimentimit është se u lejon borxhlinjve zhveshjen nga detyrime, që në anën tjetër e ngadalësojnë rritjen dhe investimet.

Ky përfitim duhet të krahasohet me çmimin e ngrirjes së tregut të fletobligacioneve, që mund të jetë gjë e mirë, nëse parandalon më tepër huazime për t’i financuar çmimet, që nuk mund të mbahen në një nivel të pandryshueshëm, shkruan, pos tjerash, e përditshmja Wall Street Journal./rel/