theo walcot

Walcott në planet e Bayernit

Bayerni është duke e vështruar me kujdes situatën e anësorit të Arsenalit, Theo Walcott, i cili nuk po e rinovon kontratën.

Përkundër faktit se Wenger mendon ta përdorë më shumë anglezin në ndeshjet e radhës, mediat gjermane raportojnë se Bayerni po e përcjell situatën kontraktuale të sulmuesit.

TZ shkruan se Bayerni ka dërguar interesim në Angli për zhvillimet e mëtutjeshme, pasi Ribery është duke u joshur tej mase nga Paris Saint-Germain.