VV: Vendimi i Kryesisë së Kuvendit po lehtëson amnistimin e krimit

VV: Vendimi i Kryesisë së Kuvendit po lehtëson amnistimin e krimit

VV: Vendimi i Kryesisë së Kuvendit po lehtëson amnistimin e krimitKryesia e Kuvendit të Republikës ishte përsëritje e javës së kaluar. Prapë u diskutua Projektligji për amnistinë dhe procedimi i tij në seancë plenare. Në kohën sa diskutohej ky Projektligj në Kryesi, Komisioni për Legjislacion ende nuk e kishte filluar diskutimin për Projektligjin  e sjellë nga Qeveria.

Kryesia e Kuvendit diskutonte për Projektligjin pa kurrfarë materiali, duke spekuluar kështu vendimin e raportin e Komisionit. Kjo është shkelje flagrante e procedurave dhe e Rregullores.

Në fund të diskutimit me vetëm dy vota kundër (nënkryetari Glauk Konjufca dhe kryetari i Grupit Parlamentar Visar Ymeri), dhe kundërshtimin e nënkryetarit Sabri Hamiti, u vendos që t’i propozohet seancës që ky Projektligj të procedohet për të dy leximet në të njëjtën ditë, në seancën e paradites dhe të pasdites,  të së enjtes. E tërë kjo sepse kryetarët e Grupeve Parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes -s, dhe liderët e partive politike, me përjashtim të Vetëvendosjes po e konsiderojnë këtë ligj si tepër urgjent.

Mosmiratimi i këtij projektligji nga Kuvendi është vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Amnistimi i krimit që nga krerët partiakë po cilësohet sikur interes i vendit, është interes vetëm i kriminelëve. Assesi i qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në përgjithësi. Ky është moment vendimtar që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të rreshtohen kah interesi i vendit e jo i udhëheqësve të partive të tyre e klaneve të tyre, thotë ndër të tjera kumtesa e Vetëvendosjes dërguar medieve.