VV: Protesta paqësore është sulmuar dhe shtypur dhunshëm nga policia
Lëvizja ‘Vetëvendosje’ të shtunën ka mbajtur një protestë paqësore. Ne jemi ulur në rrugë para kordonave të shumta të policisë.
Gjatë kësaj kohe Albin Kurti përsëriti disa herë që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit.
Albini iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë. Kështu thuhet në një komunikatë për media të “Vetëvendosje”.
“Protesta nuk ka eskaluar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë. Sot, Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke e bërë Kosovën shtet policor. Nga mëngjesi policia ka provuar ta parandalojë protestën. Rruga prej Besianës për në Merdar është bllokuar para mesditës. Asnjë automjet nuk është lejuar që të kalojë dhe, madje, as kalimtarët, pra as udhëtarët që kanë ecur këmbë”., thuhet më tej në komunikatën e Vetëvndosjes.
“Albin Kurti foli disa herë me megafon nga rreshti i parë i protestës duke thënë që kjo protestë nuk është kundër policisë dhe policëve por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Albini tha që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit. Ai iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë, dhe të mos i dëgjojnë urdhrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës të cilat janë vënë në shërbim të hyrjeve dhe ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë”.
“Policëve të kordonit policor iu bashkuan forca të shumta të njësive speciale që, përkundër thirrjeve të Albinit, i sulmuan protestuesit paqësorë të cilët paraprakisht ishin ulur në asfalt para kordonit policor. Policia nisi me përdorimin e sprejit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës dhe arrestoi me dhjetëra protestues. Dy policë e kapën Albinin por disa protestues e tërhoqën atë nga duart e policisë. Policia tashmë kishte hedhur edhe gaz lotsjellës dhe filloi edhe me topa uji të gjuajë mbi protestuesit, duke i hedhur predhat e gazit lotsjellës direkt në trupat e protestuesve, duke shkaktuar lëndime të shumta. Përdorimi i ujit të ftohtë ka shkallëzuar djegien e shkaktuar nga gazi lotsjellës dhe është përdorur në temperatura të ulëta. Kur u errësua, të paktën 10 furgonë të policisë kanë vozitur në shpejtësi të madhe në mes të protestuesve, duke i detyruar të largohen në fushat anash rrugës, ku më pas njësia speciale i ka ndjekur protestuesit dhe i ka rrahur brutalisht”.
Pas shpërndarjes së dhunshme të protestës në Besianë policia ka dërguar përforcime te Dheu i Bardhë. Deri në këtë kohë protesta ka shkuar sipas skenarit të Lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë paqësore dhe është zbatuar vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet. Policia nuk ka intervenuar deri sa është errësuar. Ashtu sikur në Besianë, aktivistët janë ulur në asfalt, duke bllokuar njërën korsi të rrugës. Intervenimi i policisë ka qenë brutal, me shufra gome dhe metali, me shqelma, si dhe duke shkelur me çizme mbi protestuesit e ulur.
Dhjetëra protestues u lënduan vetëm në minutën e parë të intervenimit policor. Shumë të tjerë u lënduan e u plagosën më pas. 10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë… Glauk Konjufca e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë. Mbi 100 protestues u arrestuan në Besianë dhe te Dheu i Bardhë. Të konfirmuar janë 114. Përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’”, thuhet në komunikatë.
Këta janë policet e Thaqit, këta nuk jan faqja e bardh e Kosoves, këta polic të mjer ka qendasht me e rrefuzu urdhërin e Bajram Rexhep analfabetit, se qka keni ba ju kësaj rradhe duhet me jav desh ato uniforma edhe me ju lan pa t’ ardhura, sepse ju nuk i njihni rregullat e policis ju vetem i zbatoni urdhërat e PDKsë mirpo mos harroni se kjo qeveri i ngjiti se e ka kapluar korrupcioni…
çka me citua ,faqja e zezë ka thën i madhi QOSJA :ka hype qeni ne gardh INJORANCA PO QEVERIS NE KOSOVÊ