VV i vë flakën Marrëveshjes

VV i vë flakën Marrëveshjes

VV i vë flakën MarrëveshjesAktivist të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë vënë flakën marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, para Qeverisë së Kosovës.

Ata në mënyrë simbolike përmes një aksioni kishin shkruar me germa nga druri të varur në litarë “Marrëveshja me Serbinë”, të cilës në mënyrë simbolika ia kanë vënë flakën, duke e cilësuar si të dëmshme dhe antikushtetuese.

Kryetari i VV-së në Prishtinë, Berat Lahu tha se marrëveshja Thaçi- Daçic, Serbisë ia garanton kontrollin mbi asociacionin e komunave serbe, legalizimin e strukturave paralele të jashtëligjshme dhe armiqësore dhe ndarjes të gjyqësorit në pjesën veriore.

Ai tha se njësoj sikurse në Prishtinë janë mbledhur aktivistë në 28 qendrat e VV-së në tërë Kosovës për ta kundërshtuar marrëveshjen.

Lahu tha se plani i zbatimit kërkon që gjithë punonjësve të strukturave të Beogradit tu garantohet amnisti pavarësisht veprimeve tëbëra deri tash.Sipas tij, kjo do të thotë se organizatorët e spastrimit etnik të Kosovës në vitin 2000 t’u ofrohet amnisti nga drejtësia.

“Nëse kjo marrëveshje se bashku me planin e zbatimit ratifikohet nga deputetët, do të thotë se në Kosovë do të legalizohet se asnjë shqiptarë në veri nuk mund të jetë gjyqtarë, prokuror, mësues, pedagog apo polic, sepse vetëm se ka lindur shqiptarë. Kjo është e padrejtë dhe e patolerueshme dhe si e tillëështë në kundërshtim me ligjet dhe me kushtetutën e Kosovës, madje edhe me shumë kushtetuta tjera të vendeve me të përparuara. Por ratifikimi i kësaj padrejtësie do ta kthejnë në ligj tonin”, tha ai.

Ai tha se këtë padrejtësi mund ta ndalin duke u bashkuar në protestën e 20 qershorit dhe duke ia bërë me dije secilit deputet që e voton këtë marrëveshje se është duke e bërë këtë në kundërshtim tëplotë me vullnetin e popullit dhe do të përballet me rezistencën e tyre.

“Politika korruptive dhe e nënshtrimit që buron nga qeveria në njërën anë ka ndikuar që të mohohen vlerat e luftës çlirimtare e në anën tjetër kriminelët serb që ua morën jetën Selver Haradinajt, Enver Zymberit dhe shumë shqiptarëve tjerë u ofrohet paprekshmëria nga drejtësia. Qeveritarët e shitur po iu trembën mobilizimit të popullit secilën ditë e më shumë sepse mashtrimet e tyre nuk po pinë ujë”, u shpreh Lahu.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen kundër kësaj marrëveshje e cila është shumë e dëmshme për Kosovën.