Vuçiç vjen në Tiranë më 28-29 maj

Vuçiç në Tiranë më 28-29 maj

Vuçiç vjen në Tiranë më 28-29 majKëtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri serb gjatë një konference për mediat në Beograd, ku theksoi do të marrë pjesë në një forum biznesi që do të zhvillohet në kryeqytetin Shqiptar.

Në konferencën për mediat ku u ndal në disa cështje të rëndësishme Kryeministri serb tha se së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama do të prezantojnë në Bruksel projektin për investime rajonale, pas forumit që do të mbahet në Tiranë.

Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë dhe një tur vizitash në disa vende të rajonit.Kështu të djelën do të jetë në Kroaci, të hënën do të jetë në Maqedoni për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive dhe më 20-21 do të jetë në Slloveni sërish për një tjetër mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.