Vritet shqiptari në Siri

Vritet shqiptari në Siri

Vritet shqiptari në SiriBurim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është shqiptari i radhës qe vritet në Siri. Lajmin e kane konfirmuar për mediat ne Prishtine, te afërm te viktimës.

Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij. Zyrtarë të policisë së Kosovës nuk kanë dhënë komente për këtë rast. Sipas të dhënave të policisë dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 shtetas te Kosovës që kanë shkuar ne Siri dhe Irak ku janë bërë pjesë e luftës, ne krahun e ekstremisteve te shtetit islamik. Deri më tani, rreth 20 prej tyre kanë humbur jetën.