Vritet ish-kampioni i botës në boks, Antonio Cermeno

Vritet ish-kampioni i botës në boks, Antonio Cermeno

Vritet ish-kampioni i botës në boks, Antonio CermenoIsh-kampioni i botës në boks, Antonio Cermeno, është gjetur i vdekur të martën në Venezuelë, bëjnë të ditur mediumet e huaja.

Cermeno ishte kidnapuar në orët e mbrëmjes të së hënës në afërsi të hotelit Marko La Urbina, ku ishte vendosur me familje.

Cermeno, 45-vjeçar, titullin e botës në versionin WBA në kategorinë superbantam e kishte fituar më 13 maj të vitit 1995, kur kishte mposhtur puertorikanin Wilfredo Vazquez.

Ai më pas fitoi titull bote edhe në kategorinë pendël. Pas pensionimit ishte përkushtuar në punë sociale dhe ndihmonte sportistët e rinj. Ai ishte pjesë e një programi për zhvillim “Boksi i rrugës” i mbajtur në Venezuelë.