Vret 5 fëmijët e saj, arrestohet shtetasja gjermane

Vret 5 fëmijët e saj, arrestohet shtetasja gjermane

Policia gjermane arrestoi një grua, si e dyshuara kryesore për vrasjen e pesë fëmijëve të saj të posalindur. Nëna 28 vjeçe, pranoi vrasjen e dy foshnjave të saj, kurse për tre të tjerët që kundërshtoi autorsinë e vrasjes, janë gjetur po në qilarin e shtëpisë së saj.

Identiteti i së resë nuk është bërë i ditur, por sipas mediave gjermane 28 vjeçarja jetonte në qytetin Flensburgut, pranë kufirit me Danimarkën.

Sipas të dhënave të mësuara nga mediat gjermane, veprmimi monstruoz i nënës ka ardhur si pasojë e mosaprovimit nga ana e bashkëshortit për pasjen e fëmijëve të tjerë. Çifti ka dy fëmijë të shëndetshëm, 10 dhe 8-vjeçarë.

Duket se bashkëshorti nuk kishte mësuar asgjë për shtatzaninë e gruas së tij obeze. Ky është rast I dytë, ku një grua gjermane vret fëmijët e saj.

Në vitin 2006 një shtetase gjermane u dënua me 15 vjet burgim, për vrasjen e tetë fëmijëve të saj të lindur ndër vite dhe varrosjen e tyre në oborrin e shtëpisë.