|

Vrasje e trefishtë në Shkup, kapet autori

Sipas njoftimeve të para policore, autori i vrasjes së trefishtë mbrëmë, pas orës 20.00, kishte hyrë në restorantin “Big Fish” (lagjja e Aeroportit) në Shkup, dhe kishte shtënë me armë  zjarrit, të tipit kallashnikov, në trupin e tre mysafirëve, të cilët po darkonin në një tavolinë të përbashkët, njofton INA.

Siç bëhet e ditur nga burime pranë MPB-së, njëri nga personat e vrarë është në lidhje familjare me sigurimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, personi i dytë dyshohet të jetë një pjesëtarë policie, ndërsa personi i tretë është një pjesëtarë i mafias së drogës nga qyteti i Velesit, i njohur nga grupi i ashtuquajtur “mafia e Frankfurtit”, që vepron në Evropën Perëndimore.

Autori i vrasjes menjëherë pas krimit ka lënë armën jashtë lokalit dhe është arratisur në drejtim të Velesit, por pas disa minutave është arrestuar nga forcat policore në autostradën Shkup-Veles.

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar për sot detaje lidhur me këtë vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes mbrëmë ka pasur forca të shtuara të sigurisë.

Etiketa: , , , , , , , , ,

Komentoni