Vrasja e 8-vjeçarit, pranga dy personave
Policia ka arrestuar dy persona që dyshohen si autorë të vrasjes së një 8-vjeçari në banesën e tij, gjatë një tentative grabitjeje.
Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën mendohet të jetë qëlluar i mituri Jurgen Lukaj, njofton Top Channel.
Fëmija, babai i tij dhe i vëllai ishin duke fjetur në verandën e shtëpisë së tyre në lagjen “24 Maji” të Vlorës, kur dy persona me armë dhe maskë tentuan të hyjnë në banesë.
“Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethues të banesës. Në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t’i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjeç, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë”, tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë.
MArre duhet me ju ardh more Shqiptart a e menojne se najhere kann me vdek a jo hiq se menojne Niher niher jetojne bojne shkat te dojne ata knaqen kujtojn qe enee allahun pe prekin por koha kalon shpejt sot i kiee 22 mass 10 viteve i ke 32 mas enne 10 vite te tjera i ke 42 vjet vjet shkojn shpejt sa qel e mshel syte porr nuk e menojne se ku do te shkojn ne ate dunja shqipetaret qe vrasin njerez : A thua qpoo i pret natt dunja Dyrt e Gjenetit
apo Dyrt e Gjenemit Me Zjarr
!