Votimi , “Topin i Arte”, Al Jazeera ngre pikepyetje

Votimi , “Topin i Arte”, Al Jazeera ngre pikepyetje

Votimi , “Topin i Arte”, Al Jazeera ngre pikepyetje“Topi i Arte” shkoi per te katerten here ne duart e Lionel Messit, nje vendim qe nuk shtangu askend duke pare diktatin e argjentinasit ne vitet e fundit, por ndoshta dicka te cuditshme ka ne kete mes.

Rrjeti mediatik Al Jazeera ngre pikepyetje per disa momente te dyshimta ne lidhje me numerimin e votave, duke vene ne dukje se disa prej tyre ndoshta nuk kane shkuar ne destinacionin e duhur.

Nje prej shembujve te dhene nga gjiganti televiziv i lindjes se mesme eshte ai i Thiago Silvas, i cili u shpreh publikisht se vota e tij shkoi per Cristiano Ronaldon, por ne faqen e FIFA-s, vota e tij i atribuohet Messit.

E njejta gje ndodh me kapitenin e Republikes Ceke, Tomas Rosicky, i cili publikisht zgjodhi Balotellin por zyrtarisht italiani nuk figuron ne tre te perzgjedhurit e tij sepse podiumin e me te mireve e mbajne Messi, Ronaldo e Van Persie.

Raste te ngjashme jane edhe ato te trajnerit te Kolumbise, Jose Pekerman, atij te Gabonit, Paulo Duarte e teknikut te Tajlandes, Winnie Schafer.

Por zbulimi i Al Jazeraas nuk ndalet me kaq sepse drejtori teknik i Zimbabwes, Nelson Matongorere deklaroi se nuk votoi fare, ndersa ne listen e FIFA-s shfaqet si kapiteni i kombetares afrikane. Gjithsesi, Al Jazeera i shkon deri ne fund lajmit, duke nenvizuar se te tilla anomali nuk e vene aspak ne dyshim dominimin e talentit argjentinas.