Vogëlushja shqyhet për vdekje nga pitbulli

Vogëlushja shqyhet për vdekje nga pitbulli

Vogëlushja shqyhet për vdekje nga pitbulliËshtë një ngjarje që ka shokuar mbarë Britaninë e Madhe. Kjo bebe me fytyrë engjëllore u shqye për vdekje nga qeni i mamasë së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ndërsa viktima është Ava- Jayne Corless. Ajo ishte në krevat kur u sulmua nga qeni i racës pitbull.

Ekipet e emergjencës tentuan që ta mbajnë në jetë, por ajo vdiq në spital nga plagët e marra nga qeni, që u eliminua.

Babai i vajzës tha se është i tmerruar dhe i shkatërruar nga ajo që i ndodhi vajzës së tij të bukur.

Ndërkohë mamaja dhe njerku i saj janë arrestuar me akuzën e vrasjes. Ata ishin poshtë në katin e parë kur ndodhi krimi. Komshinjtë janë të tmerruar.

Ata thonë se qeni ishte i frikshëm dhe shumë agresiv. Madje raportohet se vitin e shkuar ky qen vrau një mace.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për ligjet e kontrollit të qenve. Janë 23 raste në Britani të vdekjeve nga qentë, kryesisht fëmijë. Vitin e shkuar pati katër viktima nga qentë, mes tyre një vajzë 4 vjeç.