Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares

Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares

Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares Gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë.

Ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndersa 40-vjecarja po dilte nga banesa e saj per te shkuar ne pune.
Sipas deshmise se dhene policise gjyqtarja eshte perballur me nje te ri, pa maske qe i ka zene rrugen dhe ka nisur ta sperkase ate ne trup me acid qe mbante ne nje shishe. Me pas eshte larguar me shpejtesi.

Policia ka tashme te dhena rreth agresorit dhe pritet arrestimi i tij. Pas incidentit gjyqtarja eshte derguar ne spital.

Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtaret e Vlores pezulluan te gjitha proceset nderkohe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin.

Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës./tch/