Vlora rrezik nga Vjosa

Vlora rrezik nga Vjosa

Vlora rrezik nga VjosaQyteti i Vlorës mund të përjetojë ditën e sotme përmbytjen më të madhe në historinë e saj nëse arrin të çahet kaskada e Selevecit. Alarmin për përmbytjen e Vlorës e ka dhënë Kryetari i Komunës Novoselë Kenan Shakaj.

Ky i fundit thotë se ka dëmtime të argjinaturës që bashkon zonën e Gjolit dhe të Nartës me atë të njohur si “Kriporja”. Shakaj është shprehur se nëse do të çahet kjo argjinaturë, jo vetëm Narta por edhe lagjet Kushtrim, Pusmezin, Çole etj do të përmbyten.

“Rrezikohet që të dëmtohet argjinatura mbrojtëse që është rreth 6 kilometra e gjatë. Firma private të ndërtimit na kanë sjellë 30 makina, ekskavatorë për të bllokuar dëmin e mëtejshëm nga prurjet e vrullshme”, u shpreh kryekomunari i një prej zonave më të përmbytura në vend, Novoselës.

Ditën e djeshme në drejtim të Novoselës u nisën forca të shumta të Shtabit të Emergjencave.