Vlora Çitaku e  Andreas Ferrarese flasin për gjendjen aktuale në Kosovë

Vlora Çitaku e Andreas Ferrarese flasin për gjendjen aktuale në Kosovë

Vlora Çitaku e  Andreas Ferrarese flasin për gjendjen aktuale në KosovëGjendja aktuale në Kosovë, zhvillimet e fundit të vendit në arenën ndërkombëtare dhe procesin e Integrimit në BE, kanë qenë tema të diskutimit në takimin që ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka pasur të hënën me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

“Fokusi i veçantë i këtij takimi ishte vijueshmëria e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, çështjet rreth Liberalizmit të Vizave, si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga kjo Ministri.

Ministrja Çitaku po ashtu theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për të avancuar me interesat e tona të dyanshme, por edhe për ti kontribuar avancimit të gjithë rajonit.

“Qeveria e Kosovës, Integrimin e Evropian e trajton si proces të reformave të brendshme, si në aspektin institucional dhe atë shoqëror”, citohet të ketë thënë Çitaku.

Me këtë rast Ammbasadori Ferrarese në emër të Minsitres së Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino, i përcjelli Minsitres Çitaku ftesën për të qenë prezantuesja kryesore në edicionin e dytë të Shkollës së Femrave në Diplomaci, që do të mbahet nga data 2 deri më 8 mars në Romë dhe Milano të Italisë.