Vjet në Kosovë u shkurorëzuan 1328 çifte

Vjet në Kosovë u shkurorëzuan 1328 çifte

Vjet në Kosovë u shkurorëzuan 1328 çifteNë vitin 2012 në Kosovë ka më shumë qifte të kurorëzuara se sa të shkurorëzuara.

Janë regjistruar 18174 kurorëzime, prej tyre në Kosovë janë regjistruar 17169 raste, kurse janë shkurorëzuar 1328 qifte-bashkëshort, ose 83.4 për qind e të shkurorëzuarve janë me përkatësi etnike Shqiptarë.

Sipas përgatitjes shkollore si të kurorëzimet ashtu edhe të shkurorëzimet dominon shkolla e mesme si të femrat ashtu dhe të meshkujt.

Tek shkurorëzimet, sipas kohëzgjatjes së martesës dominon viti i dytë i martesës me 13.7% pastaj viti i parë 12 për qind dhe viti i tretë me 10.5% të shkurorëzuar etj.

Enti i Statistikave ka publikuar raportin e shkurorëzimeve dhe kurorëzimeve për vitin 2012, sipas të cilit, shkurorëzimet sipas grup-moshave janë femrat e moshës 25-29 vjeç me 331 shkurorëzime apo 24 për qind, kurse te meshkujt është mosha 30-34 vjeç me 317 apo 23.9% e shkurorëzimeve.

Numri me i madh i bashkëshortëve te shkurorëzuar janë pa fëmijë.

Çifte bashkëshortorë më së shumti që janë shkurorëzuar ka pasur në Prizreni, me gjithsejtë 129 raste, Mitrovica me 115 raste, Vushtrria me 98 raste, Prishtina me 91 raste. Në Hanin e Elezit ka qenë vetëm 1 shkurorëzim, dhe në Junik 2.

Mosha mesatare e të martuarve është 29,2 vjeç. E meshkujve është 31,1 ndërsa mosha mesatare e femrave 27,4 vjeç.

Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1538 kurorëzime apo 9 për qind , pastaj vjen Prishtina 1513 apo 8.8, Podujeva me 1102 apo 6 për qind etj. Meshkujt beqarë kurorëzohen 89 për qind ndërsa femrat beqare 95.8 %. Kjo tregon qe 89 për qind e meshkujve nuk kane qene asnjëherë te martuar po ashtu 95 për qind e femrave nuk kanë qenë asnjëherë te martuar.