Vjen HTML 5

Vjen HTML 5

Nëse dëshironi të shikoni internet video në kompjuterin tuaj personal, duhet ta dini që shumica e uebfaqeve mbështeten në një formë – përdorimin e teknologjisë së Adobe Flash e cila ka problemet e saj me sigurinë dhe stabilitetin.

Megjithatë, një formë e re është duke ardhur. Lansimi i një mënyre të re për dërgimin e video përmbajtjes është bërë i mundur, përmes kërkimit.

Bëhet fjalë për HTML 5, teknoplogji kjo e cila mundëson që video materialet të integrohen më ndryshe sesa që janë bërë deri më tani, duke e përdorur Adobe Flash.

Me HTML 5, është e mundur që “plugin” të instalohet në kuadër të sistemit operativ të një kompjuteri të caktuar, dhe kjo nuk është risia e vetme që sjell kjo teknologji.

Përveç tjerash, HTML 5 do të na mundësojë të ndryshojmë mënyrën se si shikojmë video, si për nga ana e sigurisë ashtu edhe për nga implementimi.