Vjedhja në BSH, anulohet raportimi i Meksit dhe Civicit

Vjedhja në BSH, anulohet raportimi i Meksit dhe Civicit

Vjedhja në BSH, anulohet raportimi i Meksit dhe CivicitRaportimi i sotëm i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës në Komisionin e Ekonomisë pwr skandalin nw BSH është anuluar, për shkak se vjedhja në Bankën e Shqipërisë është ende nën hetim.

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi, nuk do të dëshmojë sot në Komisionin e Ekonomisë, pasi sipas saj kjo dëshmi do të dëmtonte procesin e hetimit.

Në shkresën dërguar Kuvendit, e cila mban datën 5 shtator, Meksi shprehet se “dëshmia e saj në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financës, në datën 08.09.2014, dëmton procesin hetimor të nisur tashmë nga Prokuroria, si dhe cenon sekretin e hetimit duke e implikuar atë personalisht, sipas Kodit Penal”.

Gjithashtu, mësohet se as Ardian Civici i cili ishte thirrur për të raportuar sot në komision, nuk do të paraqitet po për të njëjtën arsye. Raportimet janë anuluar për shkak se hetimet mbi vjedhjen në institucionin më të lartë financiar, ende nuk kanë përfunduar.