Visar Ymeri nesër prezanton kandidaturën për kryetar të VV-së

Visar Ymeri nesër prezanton kandidaturën për kryetar të VV-së

Visar Ymeri nesër prezanton kandidaturën për kryetar të VV-sëVisar Ymeri të dielën (nesër) do të prezantohet si kandidat për kryetar para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në një aktivitet që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajtjen e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme, ku kandidati Visar Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Prezantimi do të mbahet ditën e diel, data 15 shkurt, orën 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij, thuhet në njoftim.