ymeri

Visar Ymeri, Mustafës: Hajeni marrëveshjen

ymeriDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ia ka përmendur kryeministrit të tanishëm Isa Mustafa, kohën kur Blloku bënte plane për procesin e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera, duke i thënë Mustafës se asnjë nga ato plane që janë bërë atëherë, kur Mustafa ishte në opozitë nuk janë realizuar.

Ymeri tha se Mustafa bashkë me të tjerët që ishin në Bruksel, nuk munden t’i bëjnë ballë Vuçiqit as për tri orë.

Ymeri shfaqi pakënaqësitë e Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjen e bërë për drejtësi, dy ditë më parë në Bruksel, ndërsa ftoi Kryeministrin që ta grisin ose ta hanë atë marrëveshje. /KP/